Vrau një person 22 vjet më parë/ Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar me 25 vjet burg

Shqipëria

Vrau një person 22 vjet më parë/ Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar me 25 vjet burg

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Autoritetet policore italiane të Palermos kanë arrestuar në komunën Cefalu një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit 2000.

Ndaj tij, Gjykata e Tiranës, kishte lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar pasi është dënuar me 25 vjet heqje lirie me akuzën e vrasjes e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë një grabitje me armë në Shqipëri ai ka vrarë me armë zjarri një person.

Hetimet zbardhën se ai fshihej prej fillim viteve 2000 në Itali nën emër të rremë e pranë disa familjarëve të tij. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat