Ishte duke eksploruar Tropojën, ndërron jetë si pasojë e infarktit një turist serb

Shqipëria

Ishte duke eksploruar Tropojën, ndërron jetë si pasojë e infarktit një turist serb

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Një turist serb ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tropojë duke eksploruar zonën, si pasojë e një infarkti.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura” dhe ka qenë një turiste serbe ajo që ka telefonuar policinë për vdekjen e G.S.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat