Kultivonin lëndë narkotike, 3 të arrestuar në Greqi, mes tyre dhe një shqiptar

Shqipëria

Kultivonin lëndë narkotike, 3 të arrestuar në Greqi, mes tyre dhe një shqiptar

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Greqi për kultivim të lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve është dhe një shtetas shqiptar, ndërsa një 29-vjeçar është shpallur në kërkim.

Mediat greke raportojnë se një 53-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke kontrolli është kryer në një banesë në Ampelonas dhe Sotiricë, ku mbetën të arrestuar edhe babë e bir, 62 dhe 24-vjeç.

Gjithashtu në kërkim është edhe një 29-vjeçar nga Larisa.

Sipas policisë janë sekuestruar 12 kg kanabis, dhe po ashtu edhe përbërësit e kultivimit hidroponik që autorët e kishin vendosur në bodrumin e një shtëpie fshati në Sotiricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat