Masakra e Fushë-Krujës me tre të vrarë, Policia vendos çmimin e majmë për këdo që jep informacion për autorët

Shqipëria

Masakra e Fushë-Krujës me tre të vrarë, Policia vendos çmimin e majmë për këdo që jep informacion për autorët

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka vendosur një shpërblim prej 30 milionë lekësh të vjetra, për këdo që jep informacion të vlefshëm në lidhje me zbardhjen e vrasjes së tre-fishtë në Fushë-Krujë dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Përmes një komunikate zyrtare, policia fton të gjithë qytetarët që mund të keën informacion që të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Në shërbim të të gjithë personave që mund të kenë informacion është vendosur dhe numri 069 41 10 853.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Në kuadër të veprimeve që strukturat hetimore të Policisë së Shtetit po kryejnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre shtetas, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë takimit me krerët e DVP Durrës e Tiranë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, grumbullimin e informacionit nga qytetarët apo dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen apo kanë dijeni për autorët, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj.

Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me strukturat policore në interes të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe të parandalimit të ngjarjeve kriminale që cënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat