Ish ambasadori reagon ashpër: Ja çfarë po synon Edi Rama

Shqipëria

Ish ambasadori reagon ashpër: Ja çfarë po synon Edi Rama

Nga: P.R Më: 21 korrik 2022 Në ora: 19:29
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria e udhëhequr nga ai, është e ‘vendosur të çojë përpara punën për të realizuar amnistinë fiskale dhe penale.

"Ne kemi pasur një konsultë të madhe publike dhe do të kemi edhe një tjetër konsultë publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara projektligjin, por duam që të kemi sa më shumë opinione, të ballafaqojmë kritikat me faktet dhe faktet me burimet e kritikës. Paragjykimin se amnistia është kushtetuese, e bëjnë vende të tjera, por Shqipëria… Këtë nuk e pranojmë as nga Bashkimi Europian, as nga SHBA e as nga askush tjetër”, deklaroi Rama.

E ndaj Ramës ka reaguar Islam Lauka, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

“Duket se vec oligarkeve, Rama po synon te zgjeroje aleancen e vet edhe me kategorite e mesiperme. Ustallekun e tyre e njeh me kohe, qe ne vitet '90 te shekullit te kaluar, kur, sipas fjaleve te parardhesit te tij, Fatos Nano, Rama trafikonte ne Paris ikonat e grabitura ne Shqiperi. Por kjo "aleance" e ka koston e vet: shumat e deklaruara do te tatohen ne masen 7-10%”, shkruan ndër tjerash Lauka, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sovranisti Edi Rama

I njohur si kozmopolit i kompletuar, sot, Edi Rama u paraqit i kopsitur ne pancirin e sovranistit te thekur. Ai deklaroi se qeveria shqiptare eshte e vendosur te ece perpara me amnistine fiskale dhe penale. Per kete, theksoi ai, vendosim vete. Nuk pyesim as BE, as SHBA!

Nga buron kjo vendosmeri e kryeministrit tone?

Nga deshira per te ndihmuar emigrantet?

Veshtire te besohet. Ai njihet si aleat i njerezve te pasur, jo atyre te thjeshte. Pastaj, ku ka emigrant qe me pune te ndershme arrin te fitoje 2 milione euro? Me trafiqe te paligjshme, prostitucion, krim te organizuar, po.

Duket se vec oligarkeve, Rama po synon te zgjeroje aleancen e vet edhe me kategorite e mesiperme. Ustallekun e tyre e njeh me kohe, qe ne vitet '90 te shekullit te kaluar, kur, sipas fjaleve te parardhesit te tij, Fatos Nano, Rama trafikonte ne Paris ikonat e grabitura ne Shqiperi. Por kjo "aleance" e ka koston e vet: shumat e deklaruara do te tatohen ne masen 7-10%.

Nderkaq, hisja per kryeministrin, natyrisht, eshte me e madhe, por, tani per tani, perben sekret te rrepte shteteror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat