“Hackerat po publikojnë dokumentet!”- Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin për sulmin ndaj e-Albanias

Shqipëria

“Hackerat po publikojnë dokumentet!”- Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin për sulmin ndaj e-Albanias

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 06:46
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik që pati javën që lamë pas mbi portalin e-Albania.

Përmes një postimi në facebook Karamuço shkruan se sulmi ka qenë një akt i mirëfilltë terrorist, i cili cënon sigurinë kombëtare. Ai shton se dokumente të shtetasve shqiptarë po publikohen në faqe anonime në interenet.

Statusi:

“Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat