Dita e dytë si president, Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Shqipëria

Dita e dytë si president, Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 17:20
Bajram Begaj

Firmën e parë si President i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e hodhi sot duke dekretuar ndryshimet në qeveri.

Presidenca njoftoi se pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, Begaj ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Begaj ka pranuar propozimin duke dekretuar Majlinda Dhukën si ministër Shteti dhe Kryenegociatore.

Po ashtu emërimin e Belinda Ballukut në detyrën e zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë./tvklan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat