Emri i tij në dosjet e ish-sigurimit? Meta: Duan të heqin vëmendjen nga skandali i inceneratorëve!

Shqipëria

Emri i tij në dosjet e ish-sigurimit? Meta: Duan të heqin vëmendjen nga skandali i inceneratorëve!

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:18
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar diversion politik letrën e publikuar nga Aiutoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ku përmendet emri i ish-Presidentit.

Në një konferencë për mediat, Meta e “sfidon” Kuvendin që të marrë çdo masë për këtë çështje, por kjo nuk do e shfokusojë lëvizjen e ish-Presidentit për të denoncuar aferat e korrupsionit.

Ndërkohë, Meta përmendi që i kanë ardhur disa e-maile nga Nju Jorku, ku përëmenden disa emra, por pa e sqaruar se për çfarë bëhet fjalë.

Meta: Nuk ka nevojë për ligj, le ta ndryshojë që sot. Kush i ka penguar. Parlamenti të merret me letrën për çështjen e detit. Le të më thërrasi dhe mua aty si President se i kam të dokumentuara të gjitha. Të fillojë me emailet nga Nju Jork që i kam me emra. Ato janë çështje pastaj. Autoriteti ti bëjë që sot publike dokumentet. Aa do devijojnë vëmendje nga aferat që i janë qepur. Monika nuk i ndahet. E ftuën në pritë ata të dy. Është autoriteti i 17 majit. Po mendojnë se po shfokusojnë Ilir rexhep Metën nga revoliucioni antikorrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat