Aksident i frikshëm në Itali, ndërron jetë 29-vjeçari shqiptar

Shqipëria

Aksident i frikshëm në Itali, ndërron jetë 29-vjeçari shqiptar

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 19:16
Klajdi Tahiri

Një aksident i tmerrshëm i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar në Itali.

Viktima është identifikuar si Klajdi Tahiri me origjinë nga Elbasani.

I riu raportohet se po udhëtonte me makinë mëngjesin e së enjtes drejt Veronës kur është përplasur me një kamion.

Dyshohet se pas një parakalimi të gabuar, mjeti ku udhëtonte Klajdi Tahiri ka dalë në korsinë e kundërt duke u përplasur me një kamion.

Raportohet se shoferi i kamionit, një 45-vjeçar me origjinë rumune, ka bërë gjithçka për të shmangur përplasjen duke devijuar djathtas por pa sukses. Makina ku udhëtonte 29-vjeçari u kthye në një grumbull hekurishtesh pas përplasjes fatale.

I riu ndërroi jetë në vendngjarje dhe trupi i tij i pajetë u dërgua në morg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat