“Nuk flas pa letra dhe pa fakte”, Meta: Porti i Durrësit aferë korruptive, është kundërshtuar nga BE

Shqipëria

“Nuk flas pa letra dhe pa fakte”, Meta: Porti i Durrësit aferë korruptive, është kundërshtuar nga BE

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:08
Ilir Meta

Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Durrësi në takim me  strukturat e Partisë së Liris ka hedhur akuza lidhur me portin e Durrësit.

Sipas tij aferën e portit është kundërshtuar nga opinioni i gjerë këtu  për shkak të transparencës, por njëkohësisht edhe nga ana e vetë BE sepse bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizimit Asocimit.

Ai tha se do ta ndjekin këtë çështje me vëmendje dhe la të ndnkuptohet që së shpejti mund të ketë dokumenta dhe fakte lidhur me këtë aferë.

Ilir Meta: Ju e dini që kemi aferën e portit që është një aferë që është kundërshtuar nga opinioni i gjerë këtu  për shkak të transparencës, por njëkohësisht edhe nga ana e vetë BE sepse bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizimit Asocimit që ne kemi detyrim ta përmbushim që të ecim më tej.  Marrëveshja e Stabilizim Asocimit  bën të qartë që të gjitha marrëveshjet e tilla duhet të bëhen në bazë të konkurrencës dhe jo eliminimit të konkurrencës. Jo vetëm kaq por i quan të papranueshme abuzimin me pozicionin dominues. Këtu kemi të bëjmë me një aferë shumë të qartë, me një arrogancë dhe brutalitet nga i cili nuk kanë për të fituar qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia e Durrësit prandaj dhe i ftoj qytetarët të jenë të kujdesshëm ndërkohë që ne do ta ndjekim këtë vëmendje në këtë proces.

“Ju e dini mua nuk më pëlqen të flas pa letra dhe pa fakte. Ju e dini se çfarë thash para fushatës për incineratorët dhe të jeni  të sigurt që me aferën e incineratorëve nuk keni parë gjë akoma”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat