Pas Adnan Xholit, tjetër prokuror dorëzon sot kandidaturën për drejtimin e SPAK

Shqipëria

Pas Adnan Xholit, tjetër prokuror dorëzon sot kandidaturën për drejtimin e SPAK

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Ndërsa afati për dorëzimin e kandidaturave po numëron ditët mbrapsht, një tjetër prokuror shfaq interes për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se ditën e sotme edhe Prokurori Edvin Kondili depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke e çuar në dy numrin e kandidatëve që kërkojnë të marrin drejtimin e SPAK.

Krahas Kondilit në garë është edhe prokurori Adnan Xholi, I cili dorëzoi kandidaturën e tij pak ditë me parë.

KLP ka njoftuar se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është data 2 nëntor, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.

Kujtojmë se mandate I kreut aktual të SPAK, Arben Kraja, përfundon në muajin dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat