Tatimi i profesionistëve të lirë/ Tabaku: Në 21 maj të tjera argumente për Gjykatën Kushtuese

Shqipëria

Tatimi i profesionistëve të lirë/ Tabaku: Në 21 maj të tjera argumente për Gjykatën Kushtuese

Më: 26 prill 2024 Në ora: 15:28
Jorida Tabaku

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë për shqyrtimin e ligjit te tatimit të profesionistëve të lirë.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku mblodhi në kryesinë e Kuvendit grupet e interesit nga të cilat kërkoi argumente ekonomik e ligjor për t’i dorëzuar në Gjykatë. Për ekspertët vendosja e tatimi në fashën 15-23% në një kohë që ishte 0 ishte i gabuar.

Profesionistët e lirë vijojnë të kundërshtojnë  ligjin e tatimit mbi të ardhurat Deputetja demokrate Jorida Tabaku mblodhi në kryesinë e Kuvendit grupet e interesit ndërsa tha se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar padinë dhe pret të tjera argumente deri në 21 maj.

Eksperti Artur Papajani theksoi se niveli i tatimit për këtë kategori është i lartë dhe duhet rishikuar.

“Ndryshimi i taksës nga 0 në fashën 15 deri ne 23%. Ishte gabim. Dikur ka qene 7.5%’’.

Grupet e ndryshme të interesit kërkojnë që të shfuqizohen nenet që përcaktojnë taksimin e 29 mijë profesionistëve të lirë, me pretendimin se goditet shtresa e mesme. Zbatimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat ka shkaktuar reagime dhe mosakordësi nga ana e profesionistëve të lirë për mënyrën si janë llogaritur këstet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat