Kërcënohet drejtori i spitalit të këtij qyteti, arrestohet 31-vjeçari

Shqipëria

Kërcënohet drejtori i spitalit të këtij qyteti, arrestohet 31-vjeçari

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Policia e Dibrës njofton se është arrestuar një 31-vjeçar pasi ka kanosur Drejtorin e spitalit të Bulqizës për shkak të detyrës.

Njoftimi zyrtar:

Dibër – Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë.

Ai ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin H. J., 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat