Të shtëna me armë në Kamzë, policia në ndjekje të autorit

Shqipëria

Të shtëna me armë në Kamzë, policia në ndjekje të autorit

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në Kamzë.

Nga informacionet paraprake mësohet se në rrugën “Donald Trump”, një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por deri më tani nuk raportohet për persona të dëmtuar.

Sakaq, policia është vënë në ndjekje te personit qe ka qëlluar dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Kamzë/Informacion paraprak

Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat