Vrasja e shqiptarit në Greqi, autorët i vodhën lekët që kishte nxjerrë me “djersën e ballit”, e groposën për të fshehur gjurmët

Shqipëria

Vrasja e shqiptarit në Greqi, autorët i vodhën lekët që kishte nxjerrë me “djersën e ballit”, e groposën për të fshehur gjurmët

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

31-vjeçari shqiptar që u gjet i groposur në Kalamata të Greqisë, dyshohet se kishte me vete 10 mijë euro mbrëmjen ku tre persona i morën jetën në mënyrë tragjike. Kujtojmë se viktima kishte shkuar në Kalamat për punë sezonale, për të vjelë ullinj.

Sipas medieve lokale viktima ka darkuar me autorët mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kyparissia, ndërsa thuhet se me vete kishte 10 mijë euro.  Kjo është pista kryesore që policia greke po heton, pasi ka dyshime se autorët e vranë dhe e groposën për t’i vjedhur paratë.Sipas ekspertizës autorët e kanë goditur shqiptarin me sende të forta në kokë. Më pas e varrosën për të fshehur krimin.

Deri më tani në pranga kanë rënë dy 30-vjeçarë, një shqiptar dhe një greke, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë. Dy të arrestuarve iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat dyshohet se vijnë nga grabitja e viktimës. Ndaj dy të arrestuarve është ngritur një hetim për vrasje dhe grabitje. Të arrestuarit me dosjen e ngritur në ngarkim të tyre u dërguan në prokurori, ndërsa hetimet e policisë vijojnë nga Drejtoria e Sigurimit të Kalamatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat