"Porti i Durrësit, një çmenduri tjetër rilindase", Meta: Skemë tipike pastrimi parash

Shqipëria

"Porti i Durrësit, një çmenduri tjetër rilindase", Meta: Skemë tipike pastrimi parash

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:07
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar me denoncimin e aferës së portit të Durrësit,  duke e konsideruar një çmenduri tjetër rilindase.

"Afera e Portit të Durrësit, është një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik" shkruan Meta.

Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, Meta thotë se duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash.

"Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro.Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash.

Me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20% e 2 miliard, rreth 400 milion euro.Pa përmendur 8% të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3% për të pastrehët 60 milion euro.Pra, rreth 600 milion euro që nuk hyjnë në shtet".

Kreu i Partisë së Lirisë nënvizon se një ndërhyrje e tillë cënon rëndë të ardhurat në buxhet dhe prish gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta të ndërtimit.

"Interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike.Por "strategjike" për "Rilindjen" janë vetëm mega-skemat e vjedhjes dhe pastrimit të parave!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat