Të moshuarin e vranë hajdutët në shtëpi, flet i afërmi i tij

Shqipëria

Të moshuarin e vranë hajdutët në shtëpi, flet i afërmi i tij

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 10:37
I afërmi i të moshuarit dhe autori i arrestuar

Çaush Shehaj është 89-vjeçari i cili ka humbur jetën pasi u dhunua dhe u grabit nga dy të rinj. 89-vjeçari me origjinë nga Mallakastra ka humbur jetën në spitalin e Fierit pasi ishte i shtruar në reanimacion.

Një i afërm i tij ka treguar për mediat se dy të rinjtë Ervis Halimi dhe Musa Gudo i kanë hyrë në shtëpi gjatë natës e kanë masakruar nga fytyra dhe trupi duke e lënë pothuajse të vdekur.

Sipas tij kjo nuk është hera e parë që të moshuarin tentojnë ta grabisin pasi edhe një javë më parë i kishte ndodhur e njëjta situatë.

"Jetonte me gruan, kishte probleme me gruan, sepse ishte me sklerozë dhe jetonin bashkë në kushte jo shumë të favorshme. Ata jetonin vetëm, i kishin vajtur një javë përpara për t’i vjedhur, kjo ishte hera e dytë, policia nuk mori masa, punoi tërë jetën e tij dhe mblodhi 5 lekët dhe ato 5 lekë ia morën dhe dhunë. Ata mendonin për lekë të madh, po ai i kishte lekët në bankë, ka 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe 1 në Francë. Jemi indinjuar, por shteti nëse ka shtet e ligje, të të vrasin në shtëpinë tende. E kanë vrarë në 2 të natës lakuriq, e kanë shëmtuar masakruar nga fytyra, e brinët, nuk i duket mishi fare."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat