Bie fuqia blerëse në prag të festave, tregtarët në Durrës ankohen se nuk ka shitje

Shqipëria

Bie fuqia blerëse në prag të festave, tregtarët në Durrës ankohen se nuk ka shitje

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Në prag të festave të fundvitit, kjo është një panoramë e pazakontë në tregun e fruta-perimeve në Durrës.

Në markatën e vetme të qytetit, blerësit numërohen me gishtat e dorës.

Me gjithë mbajtjen e çmimeve në një normë konstante, tregtarët thonë se blerjet këtë vit kanë rënë së tepërmi.

“Fuqia blerëse ka qenë jo zero, por poshtë zeros. Çmimet janë shumë të lira, por fuqi blerëse nuk ka. S’ka lekë. Do fitosh 12-13 mijë lekë, jo qesja, jo lekët e vendit, por më mirë të punojmë kot sesa të rrimë kot. Shumë dobët, nuk kanë lekë njerëzit”, shprehen disa tregtarë.

Edhe pse çmimet nuk janë rritur shumë krahasuar me ritmin e një viti më parë, frika për të mos e tepruar me shpenzimet i ka detyruar konsumatorët që të mbledhin dorën, shkruan euronews.al.

“Çmimet janë në rregull, por nuk i përballojmë dot se një pension kemi, aq sa marrim duhet të shpenzojmë”, tha një qytetar.

Sipas vëzhgimit në terren, rreth 87% e perimeve kanë pësuar rritje me 20-30 lekë, krahasuar me çmimet e një jave më parë.

Ndërsa, thuajse të gjitha frutat deri më tani, tregtohen me të njejtat çmime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat