“Paralizohet” Elbasani, trafik i dendur në çdo aks të qytetit

Shqipëria

“Paralizohet” Elbasani, trafik i dendur në çdo aks të qytetit

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 18:50
Elbasan

Qyteti i Elbasanit është paralizuar nga trafiku nga të gjitha hyrjet dhe daljet e tij.

Trafiku kilometrik vihet re në çdo orë të ditës, ndërsa në mbrëmje rëndohet qarkullimi i mjeteve në akset hyrëse Tiranë – Elbasan, Cërrik – Elbasan dhe Librazhd – Elbasan.

Ardhja e emigrantëve për festa dhe lëvizjet e shtuara në këtë kohë të vitit e kanë kthyer Elbasanin në një nyje të vështirë për mjetet.

Mungesa e një By Pass-i e vështirëson gjithnjë qarkullimin në unazën e këtij qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat