Moti i keq, shtyhet lundrimi në dy brigjet e Adriatikut

Shqipëria

Moti i keq, shtyhet lundrimi në dy brigjet e Adriatikut

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Për shkak të motit të keq është shtyrë lundrimi në dy brigjet e Adriatikut, ndërsa ka pasur vonesa 8-orëshe në linjën Durrës-Bari-Durrës.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirmimi i agjencive detare, në datën 10 janar tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektove në orarin e zakonshëm, 23.00.

Tragetet do të nisen rreth orës 7:00 të mëngjesit të së mërkurës, në datën 11 janar. Kompanitë e lundrimeve duhet të respektojnë detyrimet që lindin nga anulimi i lundrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat