“Ka dyshime se është përdhunuar”- Media keniane jehonë rastit të Joy që u dhunua brutalisht!

Shqipëria

“Ka dyshime se është përdhunuar”- Media keniane jehonë rastit të Joy që u dhunua brutalisht!

Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Zyrtarët e qeverisë nga Kenia kanë vizituar Joy Abongo në spitalin ku është shtruar në Tiranë, pas lutjeve dhe thirrjeve nga shtetasit kenianë në diasporë, që kanë zbuluar rastin e 22-vjeçares.

Qeveria keniane dërgoi dy zyrtarë të lartë nga Ambasada keniane në Itali në Shqipëri për mbledhur më shumë informacion se çfarë ndodhi në të vërtetë me Joy përpara se ajo të gjendej pa ndjenja pranë pallatit ku jetonte, si dhe të kontaktonin autoritetet lokale për të konstatuar gjendjen e saj dhe ecurinë e hetimeve, shkruan media vendase KDRTV.

Ata kanë disktuar me nënën e Joy, mjekët që kujdesen për të renë në spital dhe më pas janë takuar efektivët e policisë që po hetojnë ngjarjen, të cilët i kanë çuar në banesën ku ndodhi dhunimi brutal i 22-vjeçares.

Mamasë së Joy-t iu desh të zhvendosej përkohësisht në Shqipëri për t’u kujdesur për vajzën e saj që është në koma.

Aktualisht, ka pretendime se Joy është përdhunuar, shkruan KDRTV, por policia duhet të përfundojë hetimin dhe të dalë me një raport më përfundimtar se çfarë ka ndodhur saktësisht me të renë, e cila punonte në Shqipëri për më pak se 6 muaj.

Qindra bashkëatdhetarë të saj nga Kenia dhe diaspora po mbledhin të ardhura për Joy dhe po kontribuojnë në shpenzimet e saj mjekësore të cilat po rriten çdo ditë.

Kontributi i faqes Gofundme ka arritur në 26.700.00 dollarë ndërsa Kontributi Mpesa është në Kshs. 1.3 milion.

Faqja Gofundme u krijua nga miqtë e saj dhe tashmë qindra njerëz kanë kontribuar, ndërsa ata që mund të kontribuojnë duke përdorur faturën Mpesa paguajnë dhe gjithashtu duke përdorur numrin e telefonit të nënës së Joy.

Një shtetase me origjinë nga Kenia që banon në Shqipëri po ndihmon gjithashtu familjen e Joy-t me përkthimin, transportin dhe ushqimin.

Nëna e Joy Abongo ka falënderuar vërtet të gjithë njerëzit që moralisht e financiarisht duke i dhënë mbështetjen e nevojshme në këto kohë të vështira.

Joy duhet të vizitohet nga një specialist neurolog, ndaj familja dhe miqtë e saj kërkojnë donacione në mënyrë që ajo të mund të dërgohet në një spital më të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat