Iu gjet kufoma në lumin Shkumbin: Zbulohet kush është 50-vjeçarja, vuante nga epilepsia

Shqipëria

Iu gjet kufoma në lumin Shkumbin: Zbulohet kush është 50-vjeçarja, vuante nga epilepsia

Më: 18 janar 2023 Në ora: 15:55
Suzana Dika

Të afërmit e Suzana Dikas njoftuan largimin nga banesa të 50-vjeçares. Gjatë mesditës së kësaj të mërkure, trupi i saj është gjetur i mbytur në lumin e Shkumbinit.

Është nevojitur prania e polumbarëve për të nxjerr pas disa orës nga lumi Suzana Dikan. Po ashtu në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe një automjet i zjarrfikseve si dhe një eskavator, që kanë ndihmuar në nxjerrjen e trupit.

Policia e Elbasanit kanë dhënë detajet e para nga ngjarja tragjike. Suzana vuante nga epilepsia dhe dyshohet se ajo ka qenë e pavetëdijshme në momentin kur është larguar nga banesa ku jetonte në fshatin Mjekës.

Më datë 18.01.2023, në fshatin Mjekës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, shtetasja S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat