Media më e madhe franceze shkruan për skandalin “McGonigal”: Ish zyrtari i FBI-së punoi për llogari të oligarkut rus

Shqipëria

Media më e madhe franceze shkruan për skandalin “McGonigal”: Ish zyrtari i FBI-së punoi për llogari të oligarkut rus

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 00:17
Charles McGonigal

Lakmia ka rezultuar fatale për Charles McGonigal. Kështu e nis artikullin media më e madhe franceze “Le Monde” për ish zyrtarin e lartë të FBI, i cili u arrestua në 21 Janar në Nju York pasi kishte udhëtuar nga Sri Lanka për shkak të lidhjeve të tij me miliarderin rus Oleg Deripaska.

Media franceze thekson se zyra e prokurorit në distriktin jugor të Nju Yorkut lëshoi një deklaratë të hënën duke zbuluar këtë rast i cili ka të bëjë me kupolën e institucionit kryesor të hetimit. Informacionet sensitive në të cilat kishte akses i dyshuari dhe shkalla e dyshimit që rëndonte mbi të në dy hetime të veçanta i kishin dhënë karrierës të tij një trajektore tjetër. Në pranga u vu edhe Sergey Shestakov, një përkthyes i cili po ashtu u deklarua fajtor nga gjykata.

“Oligarkët rusë si Oleg Deripaska kanë ndikim të dëmshëm në botë në emër të Kremlinit dhe janë të lidhur me akte korrupsioni, zhvatjeje dhe dhune”, tha Michael Driscoll, zëvendësdrejtor i zyrës së FBI-së në Nju Jork, ku Charles McGonigal ka punuar për nje kohe e gjate.

Media franceze shkruan se McGonigal dh Shestakov, të dy shtetas amerikanë, vepruan në emër të Deripaskas dhe përdorën me mashtrim një entitet amerikan për të fshehur aktivitetin e tyre, duke shkelur sanksionet e SHBA. Kjo pasi Deripaska është në listën e personaliteteve ruse nën sanksionet amerikane që nga viti 2018.

Agjenti special Charles McGonigal, 54 vjeç, ka punuar në FBI midis viteve 1996 dhe 2018. Dy vitet e fundit ai ishte në krye të divizionit të kundërzbulimit në byronë e Nju Jorkut. Si i tillë, ai ka ndjekur dhe ka marrë pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, në veçanti atë të Deripaskas”, specifikohet në njoftimin për shtyp.

Sergey Shestakov, 69 vjeç, është një ish-diplomat sovjetik dyshohet se e vuri McGonigal në kontakt, me e-maile, me një përfaqësues të Oleg Deripaskas në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2019, një vit pas daljes në pension të agjentit special, të dy personat punuan në favor të Deripaskës për të siguruar largimin e tij nga listat e personave të sanksionuar. McGonigal u pagua si konsulent nga një firmë ligjore në Nju Jork, pasi ishte takuar me miliarderin në Londër, dhe më pas në Vjenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat