​Rama takohet me kryetarin e Kuvendit të Japonisë

Shqipëria

​Rama takohet me kryetarin e Kuvendit të Japonisë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 13:15
Edi Rama në Japoni

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron, në vijim të vizitës në Japoni, zhvilluan sot një takim me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda dhe grupin parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale foto nga ky takim.

Më herët sot, Rama u takua me drejtues të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutua për një sërë projektesh me rëndësi, si dhe me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Kryeministri Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Tokio, Japoni, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Japoni.

Rama shoqërohet në këtë vizitë zyrtare (21-25 shkurt) nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Në kuadër të kësaj vizite janë parashikuar një sërë takimesh që synojnë forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Po ashtu, Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat