​Sekuestrohet heroinë dhe afër 14 mijë euro në Fier

Shqipëria

​Sekuestrohet heroinë dhe afër 14 mijë euro në Fier

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

81 doza me heroinë, 13 750 euro dhe 400 dollarë, u sekuestruan nga Policia e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”.

Sipas Policisë së Shqipërisë, dozat e heroinës shpëndaheshin nga 2 shtetas, njëri nga të cilët u vu në pranga, ndërsa tjetri u shpall në kërkim.

Policia po ashtu ka dhënë detaje edhe për aktivitetet e tjera, ku si rezultat, gjatë 24 orëve të fundit, u godit një rast i armëmbajtjes pa leje, një rast i drejtimit të automjetit nën efektin e drogave, si dhe u kap një person në kërkim ndërkombëtar.

Falë inteligjencës policore u zhvillua operacioni i koduar “Late hours”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. U sekuestrua 1 pistoletë; 1 shtetas u vu në pranga, 1 tjetër u shpall në kërkim. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Navigli”, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike. Policia Rrugore e Tiranës vuri në pranga një drejtues automjeti, i cili pas testimit me aparatin AquilaScan rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat