Gjykata riktheu çështjen e vulës në shkallë të parë/ Berisha: U dha vendimi 3 ditë para datës së regjistrimit në zgjedhje!

Shqipëria

Gjykata riktheu çështjen e vulës në shkallë të parë/ Berisha: U dha vendimi 3 ditë para datës së regjistrimit në zgjedhje!

Më: 3 mars 2023 Në ora: 20:08
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vendimi i gjykatës për vulën e PD-së është mbajtur peng për muaj të tërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendimi u dha posaçërisht 3 ditë përpara afatit të fundit të regjistrimit në zgjedhjet e 14 majit.

Ndër të tjera, Berisha deklaroi se grupimi i Enkelejd Alibeajt pranoi në seancën gjyqësore se nuk kanë qenë palë në këtë proces.

Berisha: Unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çdo çmim pluralizmin politik në Shqipëri dhe PD-në. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit amerikan, McGonigal, të kaluyar në një seri etapash, sot konkludoj me një vendim të pashembullt në historinë e Europës dhe të botës. Në procesin e sotëm gjyqësor, se ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces.

Por gjykata natyrisht, gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës. Anuluan 3 ditë pasi e mbajtën 9 muaj, para skadimit të afatit për regjistrimin në zgjedhje, vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama. Çdo gjykatës mee integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ka qenë palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje. Por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike.

Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik paqësor me të cilin ajo është e betuar të përmbysë monizmin e Edi Ramës, është e betuar t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Në këtë kontekst, unë u bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat