Vula e PD/ Meta: Rama tregoi panikun e thellë në të cilin është, t’i shuajë shpresat

Shqipëria

Vula e PD/ Meta: Rama tregoi panikun e thellë në të cilin është, t’i shuajë shpresat

Më: 4 mars 2023 Në ora: 12:00
Ilir Meta

Ilir Meta, në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Vaun e Dejës, teksa tha se vendimi i Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së PD, ishte “regji e mirëmenduar nga Rama”, theksoi se opozita do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 Majit dhe se “do i kthejë zgjedhjet e 14 majit në një referendum për pluralizmin në Shqipëri”.

Me vendimin e gjykatës për vulën e PD-së, Meta tha se “Rama tregoi panikun e thellë në të cilin është nga zgjedhjet që po vijnë”

“Por përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka njohuritë më minimale ne jurisprudencë, Rama tregoi panikun e thellë në të cilin është nga zgjedhjet që po vijnë, nga opozita e vërtetë, deligjitimoi tërësisht qeverisjen e vet.

Cdo shpresë e tij se opozita do mungojë në 14 maj të jetë qartësisht e shuar për cilindo, opozita do jetë më 14 maj te qendrat e votimit, do i kthejë zgjedhjet e 14 majit në një referendum për pluralizmin në Shqipëri.

Kemi një pushtet vendor monist, një pushtet vendor diskriminues e jo transparent”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat