Kanosi me jetë vjehrrën nëpërmjet telefonit, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

Shqipëria

Kanosi me jetë vjehrrën nëpërmjet telefonit, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

Më: 7 mars 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi kanosi me jetë përmes telefonit vjehrrën e tij.

Gjatë kontrolleve në banesë 36-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pushkë, të cilën e mbante pa leje.

36-vjeçari duhet të përballet tashmë me drejtësinë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat