Meta uron Festën e Mësuesit, kujton edhe 25-vjetorin e rënies së Adem Jasharit

Shqipëria

Meta uron Festën e Mësuesit, kujton edhe 25-vjetorin e rënies së Adem Jasharit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:25
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes rrjeteve sociale ka përcjellë urimin e tij për Festën e Mësuesit.

Në mesazhin e tij, Meta shprehet se detyra e nxënësve “është e përditshme, të mësoni e të lexoni. Ndërsa detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë”.

Duke kujtuar dhe 25-vjetorin e rënies së Adem Jasharit në këtë datë të shënuar, Meta uron “Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve!”

“Kjo ditë këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e rënies së Adem Jasharit, kryesimbolit të përpjekjes shqiptare për liri e dinjitet. Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve!”, shkruan kreu i PL.

Postimi i plotë

Me një kartolinë urimesh dërgova pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit.

Gëzuar të gjithë nxënësve dhe mësuesve për 7 Marsin, ditën e Arsimit Shqip, “Ditën e Mësuesit”!

Detyra e nxënësve është e përditshme, të mësoni e të lexoni. Ndërsa detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë.

Kjo ditë këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e rënies së Adem Jasharit, kryesimbolit të përpjekjes shqiptare për liri e dinjitet.

Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat