U qëllua për vdekje gjatë punës në lokal, hapen dyert e mortit për Mimoza Pajën

Shqipëria

U qëllua për vdekje gjatë punës në lokal, hapen dyert e mortit për Mimoza Pajën

Më: 13 mars 2023 Në ora: 10:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Familja Paja ka hapur këtë të hënë dyert e mortit për 58-vjeçaren që u vra një natë më parë në lokalin ku punonte si banakiere.

Dyshohet se Mimoza Paja u qëllua aksidentalisht nga dy autorët, që plagosën dhe pesë persona të tjerë. Në lokalin në Don Bosko, ndodhej dhe mbesa 10-vjeçare e të ndjerës, e cila është lënduar nga copat e xhamit.

Djali i 58-vjeçares ka lajmëruar me hidhërim vdekjen e nënës së tij dhe zemërim për autorët që qëlluan mbi të.

Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd, qofsh e xhenetit mam”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat