U futën në Shqipëri me mijëra paund të fshehura në trup, e pësojnë anglezi dhe italiania

Shqipëria

U futën në Shqipëri me mijëra paund të fshehura në trup, e pësojnë anglezi dhe italiania

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:55
Rinas

Një shtetas anglez dhe një italiane kanë tentuar që të hynin në Shqipëri me nga 20 mijë Paund të fshehura në trup por janë zbuluar gjatë kontrollit fizik.

“Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin anglez W. A., 39 vjeç, banues në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.

Gjithashtu, shtetases italiane E. M. në Rinas iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 mijë Paund. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen italiane E. M., 32 vjeç, banuese në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat