Po vinte drejt Shqipërisë me drogë në makinë, policia kalon për kontroll në vijën e dytë “Benz”-in në Morinë. Vihet në pranga 35-vjeçari

Shqipëria

Po vinte drejt Shqipërisë me drogë në makinë, policia kalon për kontroll në vijën e dytë “Benz”-in në Morinë. Vihet në pranga 35-vjeçari

Më: 15 prill 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar me iniciale H.R. është vënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës.

Policia bën me dije se makina me të cilën ai po udhëtonte tip “Benz” është kaluar për kontrolluar në vijën e dytë.

Në mjet policia ka gjetur 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Tentoi të kalonte kufirin, me një automjet në të cilin kishte fshehur lëndë narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin H. R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin H. R, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat