Shqipëri: Planifikonin të martoheshin, bashkëjetuesi merr peng 28-vjeçaren që e la Gjermaninë për të

Shqipëria

Shqipëri: Planifikonin të martoheshin, bashkëjetuesi merr peng 28-vjeçaren që e la Gjermaninë për të

Më: 17 prill 2023 Në ora: 23:44
Presoni që mbajti peng të dashurën

28-vjeçarja që u dhunua dhe u mbajt peng nga i dashuri i saj Gleard Gusholli, ka folur në emisionin “Opinion”, ku ka rrëfyer momentet e dhunës që ka përjetuar.

E reja ka thënë se në javën e dytë që ka ardhur në Shqipëri për të bashkëjetuar me Gushollin, ajo është marr peng dhe është dhunuar brutalisht prej tij.

Ajo ka treguar se i dashuri e kërcënonte se do e vriste dhe do e hidhte në lumë.

“Kam ardhur në datën 1 prill këtu, kam ardhur nga Gjermania këtu. Kam ardhur për të bashkëjetuar këtu. Më ka dhunuar dhe më ka mbyllur këtu. Kemi patur një vit e gjysmë lidhje. Kjo ndarja unë andej ai këtej dhe kur të vija në Shqipëri do të bashkëjetoja. Java e dytë ka qenë një tmerr, kam parë vdekjen me sy. Më ka gjuajtur me grushte me shkelma, më ka bërë presion do të çaj barkun, do të marr kushëririn tim dhe do të hedh në lum”,-tha 28-vjeçarja.

Ndërkohë, avokati Enea Cenko ka rrëfyer me detaje se si është dhunuar e reja nga i dashuri i saj, ndërsa ka treguar dhe se si ajo është njohur me dhunuesin Gleard Gusholli.

Ai tha 28-vjeçarja erdhi në Shqipëri pasi kishin caktuar edhe datën e dasmës me Gleard Gushollin.

“Ngjarja ka ndodhur në javën e dytë ku është dhunuar sistematikisht. Javën e dytë është marr peng, i është hequr telefoni, është dhunuar në mënyrë barbare dhe i është marrë çelësi i shtëpisë. Asnjë mundësi nuk kishte për të njoftuar policinë. Është mbajtur peng në banesën e bashkëjetuesit. I ka hequr çdo mundësi komunikimi. Vajza vazhdimisht ka kërkuar që të largohej nga shtëpia, por e ka patur të pamundur se është torturua në mënyrë të vazhdueshme.

Vazja është shtrënguar që të marr drogë. Është detyruar herë pas here të përdor kokainë. Vajza është infermiere, ka pasaportë gjermane, ka lindur në Gjermani. Në Gjermani është njohur me djalin se e ka ndihmuar me përkthimin. Edhe në Gjermani është dhunuar po nuk është denoncuar nga vajza. Djali ka qenë në Gjermani dhe nuk ka qenë në punë. Ata kishin prerë dhe ditën e dasmës, jo më kotë vajza erdhi në Shqipëri.

Shkaku i dhunës ka qenë fillimisht se ju keni bërë një kallëzim penal në Gjermani, por vajza nuk kishte bërë asnjë kallëzim. Në momentin që djali ka komunikuar kushëririn e tij për të ditur cili është shkaku që nuk lejohej në Gjermani. Në këtë moment vajza ka përfituar për të kërkuar ndihmën e kushërirës e djalit që erdhi së bashku me dy persona të tjerë që e morën. Vajza është çuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Cenko në Opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat