Rama publikon foto: Mbërrin në Durrës kroçiera e parë për këtë sezon

Shqipëria

Rama publikon foto: Mbërrin në Durrës kroçiera e parë për këtë sezon

Më: 24 prill 2023 Në ora: 10:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e kroçieres turistike që ka sjellë turistët e parë për këtë sezon.

134 turistë, kryesisht francezë kanë mbërritur këtë të hënë në portin e Durrësit, për të vizituar qytetit, dhe rrjedhimisht për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Anija me gjatësi 111 m, e cila lundron nën flamurin belg u ankorua në kalatën 5 të portit.

Ky nuk do të jetë lundrimi i  vetëm i Bukuroshes drejt Durrësit për këtë vit, ndërsa mësohet se gjatë këtij sezoni kjo anije turistike do të vizitojë portin më të madh të vendit edhe 5 herë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat