“Shqiptarët nuk janë bagëti që mashtrohen me tallava”, Noka: Kandidati i Alibeajt, i marrë peng nga mercenarët e Ramës

Shqipëria

“Shqiptarët nuk janë bagëti që mashtrohen me tallava”, Noka: Kandidati i Alibeajt, i marrë peng nga mercenarët e Ramës

Më: 27 prill 2023 Në ora: 19:20
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur gjatë një takimi elektoral me mbështetësit në Kamëz se qytetarët shqiptarë nuk janë “bagëti” që të mashtrohen me “këngët tallava” të qeverisë.

Noka i dërgoi edhe një mesazh kandidatit që garon nën logon e PD-së zyrtare për bashkinë në 14 maj, Bilbil Bajraktarit, për të cilin tha se është i marrë peng nga mercenarët e kryeministrit Rama dhe i kërkoi që të tërhiqet nga gara.

“Këtu kemi bërë një takim në 2021 kur unë isha kandidat për deputet. Sot ky shesh është 5 herë më i mbushur se atëherë. Sot shoh shpresë te fitorja më shumë se kurrë ndonjëherë. Sot jeni më të ndërgjegjësuar se kurrë se ndryshimi është domosdoshmëri. Se vota për kandidatin Arjan Hoxha është votë për fëmijët tuaj, votë për të arhmen. Sot jam besimplotë në fitoren e Arjan Hoxhës.

Çdonjëri prej jush ka vuajtur më shumë se kushdo qeverisjen e Rilindjes. Të gjithë e dinë se ç’do të thotë të të qeverisë Kipja. Një njeri që veç parasë nuk njeh asgjë tjetër. Një njeri që ju fal bashkia. Ju keni sot një motiv për t’i dhënë vrull ndryshimit në Kamëz. Ju e ndieni se Sali Berisha është njeriu që ju mundësoi të jeni këta që jeni, këtu ku jeni dhe në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.

Askush më shumë se ju nuk ka detyrë t’i kthejë votën Sali Berishës. Vota për koalicionin “Bashkë Fitojmë” është votë për Berishën. Kamza nuk e njeh tallavanë. Këtu në Valias ka halle e varfëri, këtu nuk ka bagëti që t’i mashtrosh me tallava. Ti mund t’i quash gomerë e çfarë të duash, por ne kemi qytetarë. Ne kemi Arjanin që ka luftuar kundër korrupsionit.

Kam një mesazh edhe për Bilbilin. Bilbil, unë e di që të kanë marrë peng. Mercenarët që të kanë marrë peng i shërbejnë Edi Ramës. Vota juaj duhet të jetë e gjitha votë për Arjan Hoxhën”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat