Rama me të rinjtë në Dibër: Vota juaj është e rëndësishme për zhvillimin e vendit

Shqipëria

Rama me të rinjtë në Dibër: Vota juaj është e rëndësishme për zhvillimin e vendit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:51
Edi Rama

Gjatë fushatës elektorale në qarkun e Dibrës, kryeministri Edi Rama është takuar sot edhe me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se vota e tyre është e rëndësishme për të çuar përpara zhvillimin e zonës së Dibrës dhe për të rritur numrin e turistëve.

“Vota në përgjithësi është shumë e rëndësishme për të mos ngecur kot përsëri por për të vazhduar punët. 37 mijë turistë janë vetëm një dallëndyshe e parë që lajmëron pranverën në një vend që as mund ta imagjinoje të vije për turizëm. Po ju them se 300 mijë do t’i bëjmë në 3-4 vite.

Dhe kjo është diçka që nuk e them se e kam parë në ëndërr me sy mbyllur. Ëndrrat me sy mbyllur ju çojnë në drejtim të paditur. Sepse e kam parë këtë gjë të ndodhë. Kam parë të ndodhë në Korçë, Vlorë deri edhe në Belsh, një qytezë e vogël ku sot shkojnë 3 mijë veta vetëm për një vakt.

Kjo do të thotë se perspektiva për të ngritur këtu një industri të mikëpritjes, të turizmit është e hapur por ama kjo kërkon njerëz që të dinë se ca të bëjnë dhe të punojnë me ne ngushtësisht. Shkodra ka më shumë potencial më të madh se Dibra dhe qarqe të tjera sepse ka një pasuri përrallore natyrore.

Ka liqen, lumë, det dhe mal. Është një gjë që rrallëherë i bie një qyteti dhe është më i prapameturi në raport me zhvillimin relativ që duhet të bënte. Pse? Sepse njerëzit që e drejtojnë nuk kanë lidhje me atë punë. Çka roli ka vota? Që nga ’92 që janë bërë zgjedhjet e para pluraliste vendore në Shqipëri dhe deri tani që po flasim, vota ka lënë aty po ata njerëz me një këmbëngulje dhe kokëfortësi të hatashme për arsye të natyrës psikologjike dhe politike që lidhen me të shkuarën.

Por fakti ështe që në Shkodër është bërë ajo që përsërit të njëjtën gjë dhe rri e prit një rezultat tjetër. Nuk vjen rezultati tjetër po përsërite të njëjtën gjë. Duhet të gjesh një rrugë tjetër për të dalë në një rezultat tjetër.“, tha kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat