Fushata/ “Balluku po ushtron presion ndaj administratës”, kandidati i “BF” për Dibrën: Po përdoret policia

Shqipëria

Fushata/ “Balluku po ushtron presion ndaj administratës”, kandidati i “BF” për Dibrën: Po përdoret policia

Më: 12 maj 2023 Në ora: 08:36
Ismail Uka

Ismail Uka, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Dibrën, në një lidhje skype në emisionin “Open” ka bërë një rezyme të fushatës në këtë qytet.

Ai ka denoncuar se ministrja Belinda Balluku po i bën presion administratës, ndërkohë që ka shtuar se po përdoret edhe policia me qëllim intimidimin e qytetarëve.

Zoti Uka ka treguar një rast ku ndërsa përfaqësues të kandidatit të PS lëvizin me targa false, mjetet e stafit të tij ndalohen nga policia me pretendime të rreme se rezultojnë me gjoba të papaguara.

Ai tha se në lidhje me rastet do të raportohet në organet e drejtësisë.

“Fushata ime si kandidat ka qenë një fushatë e realizuar përmes takimit me qytetarët kudo, në qytet e fshatra. Kemi prezantuar platformën tonë dhe i kemi dëgjuar. I kemi ftuar të bëhen pjesë e ndryshimit.

E kundërta ka ndodhur me krahun tjetër, Rilindja ka zgjedhur patronazhimin duke angazhuar administratën vendore e qendrore.

Nuk janë në gjendje të ballafaqohen me zgjedhësit sepse nuk kanë mbajtur asnjë premtim.

Kam ftuar publikisht kandidatin e Rilindjes të përballet me mua, ndërsa kam prezantuar vizionin tonë, por ai ka refuzuar.

Zonja Balluku, që është zv kryeministre e ministre, në konflikt të hapur me fushatën që po bën në Dibër, po ushtron presion në administratë dhe po i bën takime duke i kërkuar llogari.

Ceno Klosit psh i ka kërkuar të imponojë zgjedhësit më 14 maj.

Po përdoret policia që ka nxjerrë në terren gjithë efektivët, po shoqërojnë zonjën Balluku dhe kandidatin e PS me makina.

Gjithçka do të denoncohet, lëvizin me mjete me targa false, sonte ndalon një makinë të stafit tim ku u pretendua se kishte një gjobë, pavarësisht se një gjë e tillë rezultoi e pavërtetë”, tha ai.

Teksa Uka fliste live në News 24, stafi i tij u kontrollua në mënyrë të paligjshme nga drejtori i Policisë Dhimitraq Ziu.

“Kontroll iu bë makinës së kryetarit te grup seksionit Maqellare. Duke bere kontrolle te paligjshme qellimi eshte per te frikesuar njerezit”, tha Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat