“Akuzë politike, nuk u faktua blerja e votave”- Gjykata e la në qeli, avokati i Fredi Belerit: U rrëmbye nga policia që të kapej në flagrancë

Shqipëria

“Akuzë politike, nuk u faktua blerja e votave”- Gjykata e la në qeli, avokati i Fredi Belerit: U rrëmbye nga policia që të kapej në flagrancë

Më: 13 maj 2023 Në ora: 14:06
Avokati i Fredi Belerit

Avokati i Fredi Belerit është shprehur se  nuk është faktuar akuza ndaj kandidati të ‘Bashkë Fitojmë” për blerje të votave.

Pas gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i tij ligjor theksoi se rrëmbimi i tij u inskenua që të kapej në flagrancë, por theksoi kjo gjë nuk u arrit.

Ndërsa shtoi se kemi të bëjmë me akuzë dhe montim politik të ngjarjes.

Avokati: “Caktuan SPAK-u për kompetencë. Nuk u faktua dhe nuk ishte në kushtet e flagrancës, ishte veprime të simuluara të policisë, të një individi madje. Akuzë politike dhe montim politik.

Foli në seancë dhe tha këto që po them unë. Në asnjë moment nuk u provuan ato që tha prokurori, as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit. Aty konsistonte rrëmbimi që t’i gjendej ndonjë gjë në flagrancë por nuk iu gjet asgjë në flagrancë. Njerëzit do të vijnë nesër do të votojnë të qetë.

Nga gjykata prisnim që ta deklaronte të paligjshme, ia kërkuam këtë gjykatës.

Brenda 10 ditëve do jetë senaca tjetër, mendoj. Do presim SPAK se çfarë do të thotë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat