Debakëli i PD-së, opozita vetëm 6 bashki - Fitore e thellë e socialistëve

Shqipëria

Debakëli i PD-së, opozita vetëm 6 bashki - Fitore e thellë e socialistëve

Më: 15 maj 2023 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 18:51 më 15.05.2023
Sali Berisha dhe Edi Rama

Shqipëri, fitore e thellë e socialistëve, opozita vetëm 6 bashki

Në Shqipëri, Partia Socialiste po shkon drejt një fitore shumë të thellë në të gjithë vendin. Ndonëse numërimi nuk ka përfunduar ende në 23 bashki të vendit, socialistët duket se kanë marrë kontrollin e 54 qyteteve, kundrejt vetëm 6 të fituara nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i përbërë nga demokratët e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, Partia e Lirisë e zotit Meta, dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Demokristianët.

Ky koalicion ka fituar në Has, Mirditë, Pukë, Fushë-Arrëz, në Memaliaj si dhe në Himarë.

Kjo e fundit u kthye në një pikë të nxehtë, pas arrestimit të kandidatit opozitar Fredi Beleri, nën akuzat e shitblerjes së votës. Zoti Beleri, rezultoi fitues në dy kutitë e fundit, me një diferencë prej vetëm 19 votash.

E vetmja bashki, që nuk është fituar as nga e majta dhe as e djathta është ajo e Finiqit, ku socialistët nuk kanë konkurruar duke i lënë fushë të lirë përfaqësuesit të Partisë Mega, e cila mbështet kryesisht nga minoriteti grek.

E fitoi Himarën Fredi Beleri reagon nga burgu: Fituan të gjithë qytetarët

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Alfred Beleri, ka reaguar nga qelia e burgut pasi mori vesh se e fitoi garën në Bashkinë e Himarës.

Beleri tha se bashku do të përparojnë dhe do të jenë akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës”, tha Beleri.

Ai arriti ta mund me pak dallim në vota kandidatin e PS-së Jorgo Goros.

Rezultati i zgjedhjeve, reagon për herë të parë Sali Berisha

Në një dalje nga selia blu, Sali Berisha u shpreh se industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve.

Ai shtoi se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë.

Berisha: Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga alfa te omega nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner.

Shkodra zyrtarisht socialiste, Benet Beci thyen bastionin e PD-së

Tashmë është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Shkodrës.

Sipas të dhënave ka dalë fitues kandidati socialist, Benet Beci.

Pas numërimit të votave të fundit, Beci arriti të fitojë me mbi 10 mijë vota diferencë përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiakut aktual të qytetit, Bardh Spahiu.

Kujtojmë që Shkodra është mbajtur gjithmonë si një bastion i PD-së, por këtë herë bëri përjashtim dhe ndryshoi.

Patosin e marrin socialistët, Duro rrëzon kandidatet e PD dhe BF

Ka përfunduar numërimi edhe në Patos, ku ka kryesuar edhe këtu Partia Socialiste.

Nga të gjithë kutitë e numëruara, sipas KQZ kandidati socialist Fation Duro ka kryesuar me 69.97%, në total me 8211 vota.

Duro ka arritur të lërë pas dy kandidatet e PD-së dhe BF-së.

Sofije Alushaj, kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” renditet e dyta me 23.50% dhe me një total prej 2758 votash.  Ndërsa Pranvera Rizaj e Partisë Demokratike me 6.53%, me një total prej 766 votash.

​PS fitoi 34 bashki dhe gjashtë të tjera koalicioni Bashkë Fitojmë, numërimi vazhdon

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në një numër të madh të bashkive në Shqipëri, ku deri tash dihet që Partia Socialiste ka fituar në 34 bashki. Ndërsa, koalicioni Bashkë Fitojmë, do t’i drejtojë 6 bashki.

Partia Socialiste ka fituar edhe në Lushnje. Kandidatja e kësaj partie, Eriselda Musa Sefa ka marrë 22 402 vota ose 62.64 përqind. Kurse, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Eduard Shyqyri Sharka ka marrë 13362 vota ose 37.36 përqind.

Në Sarandë ka fituar kandidati i PS-së, Oltion Ahmeti ÇaÇi, i cili ka marrë 7909 vota ose 52.46 përqind.

PS ka fituar edhe në bashkinë Cërnik, ku kandidati i saj ka marrë 8444 vota ose 71.20 përqinds. Kurse, koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 3416 vota ose 28.80 %.

Kandidati i PS-së së shpejti do të fitojë edhe në bashkinë Patos, pasi ka marrë 8.120 vota. Kurse, koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 2657 vota. E ndërkohë, ka mbet vetëm një qendër e votimit pa numëruar. Fitorja e PS-së është konfirmuar nga KQZ edhe në Librazhd, ku kandidat i PS-së ka marrë 10364 vota ose 74.45 përqind. Ndërsa, kundërkandidati i tij nga koalicioni Bashkë Fitojmë, ka marrë 3557 vota ose 25.55 %.

Votat janë numëruar edhe në bashkinë Rrogozhinë, ku edhe këtu PS ka marrë 5120 vota. Kurse, kundërkandidati ka koalicioni BF, ka marrë 5097 vota.

Partia e Edi Ramës-PS ka fituar edhe në bashkinë Bulqizë, duke marrë 8364 vota, kurse koalicioni BF ka marrë 5514 vota.

E në Gramsh sërish ka fituar PS me 6263 vota. E kundërkandidati nga koalicioni BF me 5629 vota. PS ka fituar edhe në Belsh me 4536 vota, ndaj kundërkandidatit të koalicionit BF, me 4495 vota. PS ka fituar edhe në Roskovec me 6033 vota. Ndërsa, kundërkandidati ka marrë 5454 vota.

PS ka fituar edhe në Tropojë, Dropull, Përmet, Skapar, Poliçan, Konispol, Këlcyrë, Fushë-Arrës, Libohovë, Pustec.

PS është afër fitores edhe në Mat.

Ndërkohë, më herët është ditur rezultati që PS ka fituar në bashkitë Kamëz, Vora, Elbasan, Pusteci, Delvinë, Klos, Kolonja, Këlcyrë, Tepelenë, Pukë, Peqin, Elbasan, Delvinë dhe Vlorë.

E në Mirditë ka fituar koalicioni BF me 6355 vota. Kurse, PS ka marrë 5160 vota, si dhe në Has.

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka arritur të marrë bashkinë e Himarës, Libohovë dhe Memaliaj, Pukë.

Ndërkohë, numërimi i votave po vazhdon në bashkitë tjera.

1.Ledina Bardhyl AlolliBashkë Fitojmë1304739.10 %

2.Sotiraq Melka FiloPartia Socialiste e Shqipërisë2032460.90 %

Numërimi drejt përfundimit, socialistët nisin festën edhe në Devoll

Socialistet kanë nisur festimet në Devoll, edhe pse janë ende dy kutitë e fundit pa u numëruar.

Siç duket në videon e mësipërme, simpatizantët e PS-së presin me padurim rezultatin dhe kanë rrethuar kandidatin Eduard Duro.

Sipas përditësimeve më të fundit kandidati i PS-së ka marrë në total deri më tani 6268 vota ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” 5540 vota.

Çlirim Hoxha, kandidat i pavarur ka marrë në total 71 vota.

“Gara më e bukur e jetës”/ Duro flet pasi fitoi në Devoll: Sot fituan qytetarët

Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë Devoll Eduard Duro, ka folur për mediat menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ku ka thënë se kjo ka qenë gara më e bukur e jetës së tij.

Duro u shpreh se pavarësisht që kundërshtarët e tij politikë e akuzuan që po merr një bashki të falur, ai tha se votën ia dha populli dhe se sot ka fituar Devolli.

Çdo garë ka emocionet e veta dhe kjo garë ka qenë më e bukura e jetës time edhe pse e vështirë. Alibia e rivalëve të mi ishte që mora një bashki të falur por populli votoi dhe nuk ishte e falur.

Sot nuk kam fituar unë ka fituar Devolli. Unë jam kryetar për të gjithë e do punoj për të gjithë.”– tha Duro.

Sefa fiton një mandat katër vjeçar në krye të bashkisë Lushnjë, 9040 vota diferencë me Sharkën

Eriselda Sefa fiton një mandat katër vjeçar në krye të bashkisë Lushnjë.

Në total Sefa ka grumbulluar 22.402 vota, kundrejt 13.352 që ka marrë Sharka. Sefa fiton me një diferencë prej 9040 votash.

Mbaron numërimi edhe në KZAZ 54

Të pavlefshme 845

Sefa 13514 vota

Sharka 7625

​PS afër fitores edhe në Vlorë

Partia Socialiste ka fituar edhe në bashkinë e Vlorës.

Sipas KQZ-së, në këtë bashki janë numëruar 189 qendra të votimit nga 226, ku Ermal Neki Dredha i PS-së, ka marrë 23553 ose 70.57 %. Kurse, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, ka marrë 9823 vota ose 23.43 %.

PS ka fituan edhe në Kamëz, Vora, Elbasan, Pusteci, Delvinë, Klos, Kolonja, Këlcyrë, Tepelenë, Pukës, Peqin, Elbasan dhe Delvinë.

Kurse, koalicioni Bashkë Fitojmë, deri tash ka fituar vetëm në Libohovë dhe Memaliaj.

Përndryshe, deri tash Partia Socialiste ka fituar në bashkitë Kamëz, Vora, Elbasan, Pusteci, Delvinë, Klos, Kolonja, Këlcyrë, Tepelenë, Pukë, Peqin, Elbasan dhe Delvinë.

Kurse, koalicioni Bashkë Fitojmë, deri tash ka fituar vetëm në Libohovë dhe Memaliaj.

Ndërkohë, numërimi i votave po vazhdon në bashkitë tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat