Zhvillimet brenda kampit blu/ Sali Berisha dhe Gazment Bardhi mbledhin Grupet Parlamentare

Shqipëria

Zhvillimet brenda kampit blu/ Sali Berisha dhe Gazment Bardhi mbledhin Grupet Parlamentare

Më: 24 maj 2023 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Që pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, zhvillimet në kampin blu të opozitës janë të shumta. Ish-kryeministri Berisha, por edhe Gazment Bardhi, i cili drejton grupin tjetër të demokratëve po zhvillojnë takime intesive në kuadër të analizës për zgjedhjet e 14 majit.

Por si janë të ndarë deputetët e Partisë Demokratike? Panorama TV mëson se në mbledhjen që organizoi sot Gazment Bardh, i cili mori detyrën e kryetari të grupit parlamentar pas largimit të Alibeajt, morën pjesë 17 deputetë.

Në këtë takim bie në sy mungesa e ish-kreut të PD, Lulzim Basha. Ky i fundit pritet që të zhvillojë një takim me të rinjtë, duke lënë të kuptohet për një rikthim të mundshëm.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ka zhvilluar një tjetër mbledhje me deputetët e tij, ku marrin pjesë 15 ligjvënës demokratë.

Berisha në fjalën e tij u ndal tek zgjedhjet e 14 majit, të cilat i konsideron një fars elektorale. Ai paralajmëroi se do të bëjnë një kërkesë në Kuvend për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar.

Deputetët në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi:

1-Gazment Bardhi
2-Dhurata Cupi
3-Saimir Korreshi
4-Arbi Agalliu
5-Lefter Geshtenja
6-Dashnor Sula
7-Enkelejd Alibeaj
8-Orjola Pampuri
9-Selaudin Jakupllari
10-Jorida Tabaku
11-Qani Xhafa
12-Bledion Nallbati
13-Ferdinand Xhaferraj
14-Zheni Gjergji
15-Andia Ulliri
16-Merita Bakiu
17- Flutura Acka

Deputetët e thirrur në mbledhjen e Berishes:

Tritan Shehu

Luan Baçi

Edi Paloka

Lindita Metaliaj

Kasëm Mahmutaj

Sorina Kote

Asllan Dogjani

Tomorr Alizoti

Albana Vokshi

Greta Bardeli

Edmond Spaho

Kastriot Piroli

Bujar Leskaj

Ina Zhupa

Sorina Koti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat