Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët bëjnë lëvizjen e papritur

Shqipëria

Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët bëjnë lëvizjen e papritur

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 13:22
Ervis Martinaj

Familjarët e Ervis Martinajt, që më herët Prokuroria e Posaçme iu ka sekuestruar pasuritë, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Ata kërkojnë heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme. Çështja do të shyrtohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni.

Kujtojmë që në muajin shkurt, Gjykata e Posaçme ka vendosur në sekuestro 34 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se gjashtë muajsh.
Pasuritë që gjykata ka miratuar për sekuestro janë biznese, toka, prona, makina, apartamente dhe lloari bankare, që figurojnë me emrin e Martinajt dhe familjarëve të tij.

Martinaj u shpall në kërkim nga policia në maj 2022, pasi u përmend nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, si organizator dhe porositës i vrasjes së Indrit Dokles, por edhe si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Disa muaj më parë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se autoritetet po punojnë me grupe mikse lidhur me hetimet për zhdukjen e Martinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat