Britania “ndërron” mendje për shqiptarët, Parlamenti apel qeverisë: Jepni viza, na duhen për punë sezonale!

Shqipëria

Britania “ndërron” mendje për shqiptarët, Parlamenti apel qeverisë: Jepni viza, na duhen për punë sezonale!

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 09:28
Rishi Sunak

Pas fushatës së sulmeve kundër emigrantëve shqiptarë dhe deklaratave në kufijtë e racizmit, qeveria britanike duket se ka filluar të ndryshojë mendje.

Një raport i Komisionit të Punëve të Brendshme në Parlamentin britanik, publikuar nga BBC thotë se shqiptarët mund të ndihmojnë në plotësimin e nevojave për krah punë të ekonomisë angleze.

Raporti sugjeron promovimin e fushatave në Shqipëri, por edhe vende të tjera të vizave të përkohshme të punës, veçanërisht për sektorët të cilët përballen me mungesa punonjësish. Sipas raportit, kjo do të ndalonte dhe fluksin e emigrantëve të paligjshëm.

“Ka arsye që të promovohet në mënyrë më aktive në Shqipëri, por edhe vende të tjera, dhënia e vizave për punonjësit e përkohshëm në sektorët ku Britania përballet me mungesë të forcës punëtorë, si bujqësia apo ndërtimi për shembull.” thuhet në raport.

Kryetarja e Komisionit, Diana Johnson paralajmëroi qeverinë britanike se shqiptarët do të vazhdojnë të joshen nga Britania për sa kohë ajo ofron vende pune me rroga më të larta dhe mundësi më të shumta për ta.

“Mbretëria e Bashkuar duhet të shohë mundësisë se si mund të përmirësojë skemat e vizave për të mbushur nevojat për staf dhe aftësi në ekonominë e saj, duke iu ofruar shqiptarëve një mundësi për më shumë të ardhurave në mënyrë që të përfitojnë të dy vendet.” deklaroi Johnson.

Deputetët rekomanduan që qeveria të promovojë vizat e punës sezonale në bujqësi dhe ndërtim për t'u dhënë më shumë shqiptarëve mundësinë të vijnë në Britani të Madhe pa bërë kalime të paautorizuara në Kanal.

Ajo tha gjithashtu se duhet të vendosen masat e duhura mbrojtëse përpara se çdo viktimë e trafikimit të kthehej në Shqipëri dhe rekomandoi që Britania të mbajë lidhje të forta me qeverinë e vendit.

Javën e kaluar në Kent, kryeministri britanik Rishi Sunak tha se plani i tij për të trajtuar migracionin po përparon, por ka "punë për të bërë".

Ai tha se një marrëveshje me Shqipërinë për kthimin e emigrantëve kishte çuar në kthimin e 1,800 personave dhe kjo kishte një efekt parandalues.

Një zëdhënës i Home Office tha se "përparësia e kësaj qeverie është ndalimi i anijeve".

 “Vitin e kaluar, 28% e atyre që mbërritën me varkë të vogël në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria – një vend i sigurt evropian dhe aleat i NATO-s – duke vendosur tendosje të mëtejshme në sistemin tonë të azilit.

Ne kemi punuar ngushtë me qeverinë shqiptare për të përçarë bandat kriminale dhe për të penguar migrimin e paligjshëm. Në pesë muajt deri në fund të majit, mbërritjet e anijeve të vogla shqiptare janë ulur 90% krahasuar me vitin e kaluar dhe kemi kthyer 1800 migrantë të paligjshëm dhe kriminelë të huaj. Kthimi në Shqipëri Falë ndryshimeve në sistemin tonë të azilit, ne kemi kaluar nga pranimi i 1 në 5 kërkesa për azil shqiptar në vetëm 1 në 50, në përputhje me vendet e tjera evropiane.”, tha ai.

Numri i emigrantëve shqiptarë që hynë në mënyrë të paligjshme në Britani, shkoi nga 800 në vitin 2021 në 12 mijë e 300 vitin e kaluar. Por këtë vit pas marrëveshjes mes qeverive të dy vendeve për kthimin e shpejtë të emigrantëve shqiptarë mbrapsht shifrat kanë shënuar sërish rënie të ndjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat