Benet Beci u betua sot si kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës/ Bardh Spahia i dorëzon detyrën

Shqipëria

Benet Beci u betua sot si kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës/ Bardh Spahia i dorëzon detyrën

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 17:27
Benet Beci u betua sot si kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës/ Bardh Spahia i dorëzon detyrën

Bardh Spahia i ka dorëzuar detyrën pasuesit të tij për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili fitoi në 14 maj.

Beci shkruan se i uroi suksese Spahias në angazhimet e tij, ndërsa shtoi se derën do e ketë gjithmonë të hapur për të mirën e qytetit.

Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës”, shkruan Beci.

Benet Beci fitoi me një rezultat të thellë në Shkodër në vendoret e 14 majit, duke i dhënë fitoren PS pas 33 vitesh në kryeqendrën e veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat