150 doza kokainë gati për shitje në plazhin e Durrësit, arrestohen 2 shtetas

Shqipëria

150 doza kokainë gati për shitje në plazhin e Durrësit, arrestohen 2 shtetas

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

2 shtetas janë arrestuar në Durrës pasi shisnin kokainë në lokalet e natës, në zonën e plazhit.

150 doza të lëndës narkotike, gati për shitje, një automjet një peshore elektronike dhe 4 celularë janë sekuestruar.

Në bazë të provave të siguruara nga hetimi, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. M., 25 vjeç dhe E. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Xhavzotaj, Durrës, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat