Makina del nga rruga në Dhërmi, plagosen dy persona

Shqipëria

Makina del nga rruga në Dhërmi, plagosen dy persona

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.

Gazetari Elton Nika raporton se një automjet, brenda të cilit ndodheshin katër persona, ka dalë nga rruga në afërsi të Dhërmiut.

Dy prej personave kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për të marrë ndihmën e duhur mjekësore në spital.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat