79 vite nga gjenocidi i shqiptarëve të Çamërisë

Shqipëria

79 vite nga gjenocidi i shqiptarëve të Çamërisë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:07
79 vite nga Genocidi i shqiptarëve të Çamërisë

79 vjet më parë, më 27 qershor 1944 nisi akti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë. Forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë.

Kështu thuhet në materialet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ku theksohet se me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga bandat e kriminelëve të Napoleon Zervës (oficer i ushtrisë greke), por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan mbi 200 shqiptarë të Çamërisë.

Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë.

Ndërkaq, popullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë.

Prej vitit 1994, shteti shqiptar e njeh këtë datë si Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke.

https://www.youtube.com/watch?v=-GotjIpY17U

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat