Deputetja ngre alarmin: Mushkonjat po na nxjerr sytë!

Shqipëria

Deputetja ngre alarmin: Mushkonjat po na nxjerr sytë!

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Deputetja e PD-së në Kuvend, Lindita Metalia ka akuzuar qeverinë dhe pushtetin vendor për neglizhim të tenderit për mushkonjat që tashmë ka sjellë pasoja tek pushuesit.

“Mushkonjat të nxjerrin sytë pas orën 18:00 në Lezhë, Tale dhe Kune Vain. Desinsektimi duhet të kishte nisur që në mars.

Kjo kërkon zgjidhje të menjëhershme. Personat që sjellin vonesat të marrin përgjegjësitë.

Tenderin ose nuk e bëni, ose kur e bëni ua jepni njerëzve tuaj sipas lidhjeve personale”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat