Parashikimi i motit/ Kohë tipike për pushime, temperaturat arrijnë deri në 36°C

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Kohë tipike për pushime, temperaturat arrijnë deri në 36°C

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezent në të gjithe territorin e vendit.

Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore-juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave, por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAl, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.

Era do të mbetet sërish e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë 1-2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat