Rrezikoi jetën e pushuesve me gomonen në breg, gjobitet autori

Shqipëria

Rrezikoi jetën e pushuesve me gomonen në breg, gjobitet autori

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:23
Dhërmi

Një person është ndëshkuar me gjobë 100 000 lekë të reja dhe i është bllokuar gomonia, pasi rrezikoi jetën e pushuesve në Jal.

“Lundroi me gomone, jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj dhe i bllokohet gomonia.

Në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pushuesve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me ata të Njësisë Policore Detare, pas informacioneve të marra se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, kanë shkuar menjëherë në zonën e Jalës ku kanë konstatuar mjetin  lundrues gomone që lëvizte jashtë perimetrit të caktuar për këtë aktivitet. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin I. B., me masë administrative 100 000 lekë të rinj. Kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit.

Policia e Shtetit apelon sërish për drejtuesit e mjeteve lundruese që ta kryejnë këtë aktivitet, pas pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë me rigorozitet perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit”, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat