Shpërthime të fuqishme nga disa kabllo elektrike në Sarandë, banorët në panik - zbardhen detaje nga ngjarja

Shqipëria

Shpërthime të fuqishme nga disa kabllo elektrike në Sarandë, banorët në panik - zbardhen detaje nga ngjarja

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 10:13
Sarandë

Dje thuajse e gjithë Saranda vuajti mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një zjarri në nënstacionin elektrik, duke detyruar OSHEE-në që të marrë masa.

Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar pamjet ku shihet se disa kabllo elektrike në Ksamil janë shkëputur dhe më pas ndodh shpërthimi i fuqishëm, që terrorizoi banorët e zonës.

Ndërkohë, një episod i frikshëm ka ndodhur në një tjetër zonë të qytetit, dje në mbrëmje, ku një kabllo elektrik ka nisur të nxjerrë shkëndija.

Pas ndërhyrjes së OSHEE-së, u mundësua rikthimi i energjisë elektrike në qytetin bregdetar, i cili është në mes të sezonit turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat